Maqedoni
Samiti i BE-së në Bërdo, Zaev: Nuk jam i sigurt që Radev e kuptoi mesazhin
06.10.2021 17:50
Mesazhet nga samiti I BE_së janë të qarta thotë kryeministri Zaev...Samiti e Bërdos që të shikohet drejt së ardhmes....

Për të zgjidhur kontestet në Balklan, duhet menduar për ardhmërinë. Por kreu i ekzekutivit nuk është i sigurt se ky mesazh është kuptuar nga presidenti Bullgar Radev. Zaev thotë se vendi i ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për debllokimin e procesit të zgjerimit.
“Fatkeqësisht, për zhgënjimin tim të madh, unë dhe qytetarët në RMV e dimë se bllokada vjen nga fqinji ynë Bullgaria. Mua qytetarët më dhanë mandat për të gjetur zgjidhje, ata nuk më dhanë mandat për të justifikuar politikat e shekullit të kaluar. Deri më tani, asnjë shtet anëtar i BE -së nuk ka ndonjë kundërshtim ndaj reformave tona. Mesazhet nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në samit janë të qarta. - Zgjidhjet kanë nevojë për një vështrim drejt së ardhmes, jo ndaj së kaluarës. Por për fat të keq, nuk jam i sigurt se Presidenti Radev e kuptoi atë mesazh.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Radev: Bullgarët pjesë e kushtetutës, njohje e historisë
Radev këmbëngul se Bullgaria s’do t’i thotë po nisjes së bisedimeve përderisa mohohet pakica bullgare dhe të drejtat e tyre në Maqedoninë e Veriut. Kërkon rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së.
“Ne insistojmë në dy garanci në aspektin dypalësh; ne duam të shohim një amendamentet të vogël në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ti përfshijnë bullgarët në pjesën përbërëse të popullatës. Bullgarët meritojnë të kenë vendin e tyre në kushtetutë të shkruar në mënyrë të qartë.”,- u shpreh presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Radev kërkon mënjanim të gjuhës së urrejtjes, largimi I hamendjeve historike për Bullgarinë nëpër librat shkollorë, muze dhe përmendore. Nëse e gjithë kjo përmbushet, Bullgaria kërkon edhe garanci nga BE se do të përfshijë udhërrëfyesin e palës maqedonase në procesin e negociimit.
SANIJE DURAKU
