Sulmohen kampet e refugjatëve në Gjermani

12.12.2014 17:15

3 kampe azilkërkuesish janë përfshirë nga flakët në Nyremberg të Gjermanisë....

Policia gjermane tha se sulmet u kryen nga neonazistët, të cilët janë kundër azilkërkuesve dhe emigrantëve të huaj.

Gjermania e ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë. Zjarri ishte vendosur në tri ndërtesa, të cilat janë të destinuara për të bërë një shtëpi për refugjatë në Vorra.

Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann, dënoi aktin, duke thënë se kjo është një "turp" për popullin gjerman.

“Unë kam parë që kudo në Bavari masat e sigurisë për shtëpitë e azilkërkuesve dhe refugjatëve janë rritur, por jo gjithçka ka ecur ashtu siç duhet dhe ja sot populli gjerman po turpërohet nga aktet e këtilla të neonazistëve”- deklaroi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Joachim Herrman.

Edhe banorët e Vorras kanë dënuar aktin, duke deklaruar se refugjatët ishin të mirëpritur në këtë qytet dhe se ata kanë pasur nevojë për strehime dhe kushte me komode.

“Ata kanë nevojë për strehim dhe për shtëpi dhe askush këtu nuk ishte me të vërtetë kundër kësaj”- tha një banore e Vorras.

Vorra është një qytezë e vendosur 50 kilometra në verilindje të Nurembergut, në të cilën ndodhen mbi 1700 refugjatë. (Valbon Bexheti, TVM2)