Zgjedhjet lokale 2021, “Besa” prezantoi këshilltarët për Studeniçanin

06.10.2021 17:14

Lëvizja Besa prezentoi mbrëmë në Studeniçan....

Lëvizja Besa prezentoi mbrëmë në  Studeniçan listën e këshilltarëve. Premtuan se do zgjidhin problemet e bujqve  dhe se në këtë komunë, do të  hapin  Zyrë Rajonale për bujqit.

“Ne asnjëherë nuk i premtuam Studeniçanit njësi Rajonale, por kur i pamë numrat se bujqit të cilët vinë  qoftë nga Studeniçani apo Zelenikova duhet të shkojnë në komunën e Kisellavodës e cila nuk ka tokë bujqësore dhe të gjitha shërbimet t’i marrin në një komunë tjetër, ndërsa i gjithë aktiviteti bujqësorë zhvillohet këtu dhe e pamë të arsyeshme, prandaj zyrtarisht Njësia Rajonale është e hapur, ka mbetur vetëm zyrtarisht  të hapet.”,- tha shefi i shtabit zgjedhor - Lëvizja “Besa”, Arijanit Hoxha.

“Unë këtij procesi i kam hyrë që të siguroj kushte të mira për bujqit, profesioni me të cilin merrem edhe unë vetë. Pra, kam pranuar të jem bartës i këtij procesi që të ofroj kushte më të mira për bujqit. Kemi qenë, jemi dhe do vazhdojmë të jemi zëri i rinisë, zëri i studentëve, zëri i bujqve dhe i blegtorëve. O do ta ndryshojmë politikën, o do të tërhiqemi nga politika!”,- theksoi bartësi i listës së këshilltarëve në Studeniçan – “Besa”, Nimetulla Kadriu.

Pas tubimit me banorët, ata  vizituan edhe  shtabin lokal të Lëvizjes “Besa” në Studeniçan. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)