Samiti BE-Ballkani Perëndimor, “Jemi me ju, zgjidhini problemet bilaterale”
Vërtetimi i përkrahjes së parezervë për perspektivën evropiane....

Vërtetimi i përkrahjes së parezervë për perspektivën evropiane të Ballkanin Perëndimor; përkrahja e obligimeve për bashkëpunim rajonal inkluziv dhe përforcimin e raporteve të mira fqinjësore; Zgjidhja e çështjeve bilaterale në bazë të së drejtës ndërkombëtare, janë pikat kryesore nga deklarata e samitit të BE-së në Bërdo për Ballkani Perëndimor.
Krerët e institucioneve të BE-së me porosi: Jemi me ju, por zgjidhni problemet dypalëshe.
“Nëse duam të jemi më eficent, nëse duam të jemi më të vendosur, duhet ta kemi parasysh situatën në këtë rajon dhe të shohim si të nxjerrim rezultate më konkrete. Është deklaratë e gjatë me qëndrime konkrete, por tash ne do ta implementojmë me partnerët tanë. Ne kemi punët tona, ata kanë punët e tyre.”,- deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Shumica kanë shprehur përkrahjen për zgjerimin e procesit, me theks të veçantë të shkojë procesi përpara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe vendet më skeptike. Jam e vetëdijshme për faktin se duhet të zgjidhet çështja bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe besoj dhe jam e bindur se do të gjendet zgjidhje me përkrahjen e të gjithëve.”,- tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Kryeministri i Sllovenisë, Jansha, me keqardhje se kërkesa tyre që rajoni të integrohet në BE deri në vitin 2030 nuk u inkorporua në deklaratën e Bërdos.
“Një gjë është e qartë. Nëse duam këtë perspektivë evropiane ta materializojmë, duhet tri procese të ecin paralel: institucionet e BE-së të jenë gati dhe efiçente në rast zgjerimi; çështjet e hapura të mbyllen, p.sh problemi mes Kosovës dhe Serbisë, çështja bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe, paralel të ec procesi eurointegrues.”,- theksoi kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansha.
Gjermania kërkon përmbushjen e detyrimeve.
“Unë nuk kam mbështetur dhënien e një date të caktuar për vendet e Ballkanit Perëndimor për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian. por unë besoj se ata do i përmbushin detyrimet.”,- potencoi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në samitin e Bërdos është nënvizuar edhe vazhdimi i mëtutjeshëm i reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat dhe liria e mediave. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
