Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE mbajti tubim në komunën Qendër

06.10.2021 18:04

Shkupi ka nevojë për projekte....

Shkupi ka nevojë për projekte dhe krijimin e një të ardhmeje të re, me rend në komunikacion, transport publik të sigurt si dhe qytet me mundësi të reja për të rinjtë me qëllim që të jetojnë dhe veprojnë në RMV.

Shkupi ka nevojë për projekte të vërteta dhe realisht të zbatueshme e jo vetëm listë dëshirash dhe premtime boshe e të mëdha,  por të parealizueshme, tha kandidatja për kryetare të Komunës së Qendrës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Natasha Kotllar.

Ne do të merremi me zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. Mendojmë dhe planifikojmë plane afatgjata, ndërsa kemi veprim praktik dhe të sigurt,  premtoi nga Qendra kandidatja për kryetare, Natasha Kotllar.

Ajo po ashtu premtoi subvencione për fasadat me efikasitet energjetik të ndërtesave individuale e shtëpive dhe rikonstruim të objekteve banesore. Sistem për ujërat e zeza, grumbullimin e mbeturinave, ndërtimi i parkingjeve moderne. Për Kotllar, prioritet janë të rinjtë.

“Stopimi i ndërtimeve për banesa të reja. Jemi seriozë për t’u ballafaquar me disa momente që nuk duam më të jenë prezentë në komunën Qendër. Unë dhe ekipi im, kemi një plan me masa konkrete dhe bashkërisht me ju qytetar të nderuar,  jemi të vendosur që komunën Qendër ta shndërrojmë në një vend modern. Bashkërisht kemi një potencial shumë të fuqishëm. Bashkarish ta bëjmë komunën Qendër,  shembull se si duhet të duket  komuna më e bukur në qytet.”,- tha kandidatja për kryetare në komunën Qendër - VMRO-DPMNE, Natasha Kotllar.

Në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Qendër, mori pjesë edhe kandidatja e pavarur për qytetin e  Shkupit, Daniela Arsovska, që në këto zgjedhje mbështetet nga opozita. 

Ajo tha se obligohet që të përforcojë ekonominë dhe infrastrukturën sipërmarrëse,  me atë që do të fillojë një  projekt ndërkombëtar për ndërtimin e parkut të parë teknologjik.

“Shkupin do ta shndërrojmë në një metropol moderne dhe europiane. Do të jetë qyteti që do të shpreh humanizimin dhe bashkëjetesën. Shkupi do të jetë qyteti që do të na bëjë krenar.  Do të punojmë në revitalizimin dhe zgjerimin e parqeve dhe ndërtimin e më shumë hapësirave të gjelbra. Transport publik falas për shkupjanët dhe 250 autobus të ri. Do të fokusohemi në rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugëve. Do të ketë garazhe shumëkatëshe dhe shumë projekte të tjera. Ky është Shkupi që unë e dua për ju dhe Shkupin që mendoj se e meritoni.”,- theksoi kandidatja e pavarur për Shkupin e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Daniela Arsovska.

Para qytetarëve të komunës së Qendrës u drejtua edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Ka energji të re, ka një freski të re, Danelën e shoh çdo ditë se si funksionon me guxim, se si vërtetë ka një vizion, një qëllim të madh, si të bëhet një Shkup modern, tha Nikollovski.

Edhe pse ajo është një kandidate e pavarur, ne të gjithë japim mbështetjen tonë, e gjithë VMRO është prapa Danielës. E dini pse? "Pse është një grua me vizion ka thënë Nikollovski. 

Bartësi i listës së këshilltarëve të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Trajko Slaveski në tubimin në komunën e Qendrës tha se VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që çmimet e ushqimit të rriten dhe në dialog me prodhuesit do të mbrojë standardin e qytetarëve.

Sllaveski njoftoi se koncepti i ndryshimit i premtuar nga partia e tij do të përfshijë ndërtimin e një salle të re universale. Edhe pse Salla Universale aktuale po rinovohet me shpejtësi për të përmbushur kërkesat moderne të sigurisë dhe rehatisë. Ai tha gjithashtu se Shkupi është i robëruar. “Banorët e Shkupit nuk duan që Shkupi të jetë në ngërç. Të jesh i ndyrë, i kapur nga një grup njerëzish të fuqishëm të korruptuar dhe me një shpirt të shkatërruar. Prej katër vitesh, Shkupi drejtohet nga njerëz që kanë grumbulluar një pasuri të madhe në para, vila, hacienda dhe makina për të cilat nuk kanë mbulim. Njerëzit që ndërtojnë hacienda në mes të Shkupit pa miratim” - tha bartësi i listës së këshilltarëve të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Trajko Sllaveski. (Sanije Duraku, TVM2)