KSHZ, për herë të parë votohet me Fingerprint, në raste të caktuara lejohet edhe UV-Llamba

06.10.2021 18:03

Përskaj dokumeteve për identifikim personal....

Përskaj dokumeteve për identifikim personal për herë të  parë në këto zgjedhje lokale, votuesit do të regjistrohen përmes identifikimit biometrik të quajtur fingerprint.

Votuesit duhet që gishin tregues të djathtë ta vënë në lexuesin e paisjes për identifikim biometrik, dhe kjo paisje nëse votuesi nuk ka votuar paraprakisht do ti tregojë të dhënat e votuesit në ekran me ç’rast  do t’i lejohet votimi.

Nëse paisja nuk mund të gjejë të dhënat e votuesit do të tregojë sinjal të verdhë, atëherë që Këshilli zgjedhor mund të vendosë  për lejim të votimit me skenim të dokumentit personal, i cili është në kuadër të kësaj pasijeje.

Personave që kanë shfytëzuar të drejtën e votës dhe duan përsëri të votojnë, do tu paraqitet ngjyra e kuqe e cila tregon se personit nuk i lejohet të votojë. 

“Nëse paraqitet ngjyra e kuqe njëlloj si në rastin që simuluam, këtij votuesi nuk do ti lejohet të votojë në atë vendvotim, dhe nëse ai konsideron se e drejta e votës i është shkelur mund të parashtrojë ankesë për mbrojtjen e së drejtës së tij votuese. Të dhënat nga votimi do të mblidhen në KSHZ pas përfundimit të zgjedhjeve” – tha zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevka.

Çdo këshill zgjedhor do të përdorë edhe UV-llambën dhe sprejin, të cilat mund të shfytëzohen në raste të caktuara.

“Për zbatimin e votimit për persona të sëmurë, të personave që janë në vetëizolim ose në karantinë shtëpiake dhe poashtu edhe gjatë votimit  me 16 tetor,  por edhe në rastet kur fingerprinti është prishur dhe nuk mundet të rregullohet, mund të votohet me UV-llambë” – u shpreh zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevka.

Vetëm në rastet kur konstatohet prishje e fingerprintit, duhet të merret vërtetim nga  KSHZ,  i cili do të mundësojë  përdorimin e  UV-llambës gjatë procesit të votimit. (Flutura Latifi, TVM2)