Nuk konstatohet përgjegjësi për mosshpalljen e aktvendimit për “Monstrën”

12.12.2014 17:17

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë hedhur poshtë parashtresën e avokatëve për rastin “Monstra”, me të cilën kërkohej përgjegjësi për gjykatësin, Ivica Stefanovski, për shkelje të afatit për dorëzimin me shkrim të aktgjykimit brenda 60 ditësh.....

Pikërisht për shkak të mospërpilimit të aktgjykimit, të akuzuarit nuk mund të ankohen dhe vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Por, parashtresa nuk u mbështet nga shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, me arsyetimin se bëhet fjalë për lëndë të komplikuar dhe të gjerë, prandaj shkelja e afatit është e arsyeshme.

Me këtë qëndrim nuk u pajtuan anëtarët shqiptarë, të cilët vlerësuan se këshilli nuk duhet të jetë në mbrojtje të gjykatësit, pasi kjo çështje është e definuar me ligj dhe afati është shkelur. Por, ata u mbivotuan.