Maqedoni

12 viktima Covid, 406 infektime të reja në 24 orë

06.10.2021 18:37

12 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...

6 prej viktimave janë nga Shkupi (63, 71, 72, 75, 81 dhe 85 vjec), 2 nga Manastiri (63 dhe 80) dhe një viktimë në  Shtip (69), Kratovë (71), Strumicë (57) dhe Ohër ( 55 vjeç).
 
Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.
 
Sipas Regjistrit të vdekjeve me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 6 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 08.09.2021 deri në 03.10.2021.
 
Të vdekurit janë 4 persona nga Shkupi dhe një nga Tetova dhe Strumica, të moshës 59 deri në 89 vjeç. Nga personat e raportuar, 4 vdiqën në kushte spitalore dhe dy vdiqën në shtëpi.
 
Ndërkohë nga 3.149 testime të realizuara kanë rezultuar positive 406 persona. Janë regjistruar edhe 387 pacientë të shëruar. Në vend ka 10.819 raste aktive.