Maqedoni
Parashikimi i motit
07.10.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat perëndimore ku në shumë vende do të bien edhe mbi 30l/m2 shi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 10 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira dhe reshje shiu, në disa raste shi i rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë vetëm 14 gradë Celsius.
