Botë

Tërmet i fuqishëm në Pakistan, 20 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

07.10.2021 09:21

20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi provincën Balochistan në Pakistan të enjten herët në mëngjes....

20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi provincën Balochistan në Pakistan të enjten herët në mëngjes. 

Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet dhe se shumë persona janë dëmtuar gjatë shembjes së banesave. Sipas Reuters shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. 
 
Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km. Sipas BBC deri tani raportohet për më shumë se 150 persona të plagosur. 
 
Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet për mediat.