Maqedoni

Në Shkup sanksionohen 209 shoferë, 53 për tejkalim të shpejtësisë

07.10.2021 09:45

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 gjoba, prej të cilave 53 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe 6 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 4 për tejkalim të paligjshëm, 5 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe 81 masa për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.