Botë

Rekord reshjesh, përmbytet pjesa veriperëndimore e Italisë

07.10.2021 11:28

Reshjet ekstreme të shiut thyen rekorde këtë javë në një zonë të Italisë...

Reshjet ekstreme të shiut thyen rekorde këtë javë në një zonë të Italisë, që njihet për klimën e saj të thatë, duke shkatuar përmbytje.
 
Të hënën ( 4 tetor) një stuhi  përfshiu  pjesën veriperëndimore të Italisë, duke sjellë reshje shiu që nuk janë regjistruar kurrë më parë në tërë Evropën, 742 milimetra për 12 orë.
 
Sasi e shiut që ra në 12 orë është më shumë se gjysma e sasisë tipike të shiut, që bie në rajon gjatë një viti të tërë.
 
Provinca italiane e Gjenovës, e njohur për bukuritë natyrore, u bë epiqendra e motit ekstrem të ditëve të fundit.