Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja “Besa” mbajti tubim në Sllupçan

07.10.2021 13:00

Lëvizja BESA mbrëmë në Sllupçan të Likovës, para qytetarëve të kësaj komune....

Lëvizja BESA mbrëmë në Sllupçan të Likovës, para qytetarëve të kësaj komune, promovoi kandidatin për kryetar si dhe listën e këshilltarëve. Premtuan se me ardhjen në krye të komunës do të përfundojnë shumë shpejt projektet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit e shumë projekteve tjera infrastrukturore.
 
“Unë zotohem se siç i prij kësaj liste, do t’u prij edhe kërkesave e nevojave të qytetarëve të Likovës, në mënyrën më të mirë të mundur. Kohëve të fundit në spote reklamuese, po i shohim teksa promovojnë fillimin e disa projekteve të realizuara që me vite i llogarisin si të realizuara.”,- tha bartësja e listës së këshilltarëve në Likovë – BESA, Nesrine Abazi.
 
“Komuna e Likovës graviton me dy penda artificial por uji te ne është i papijshëm… Ne zotohemi se do të krijojmë infrastrukturë moderne rrugore me sinjalistika… Është turp të flasësh për imtësi elementare e unë këto nuk i premtoj por do t’i realizoj.”,- theksoi  kandidati për kryetar të komunës së Likovës – BESA, Luan Ramadani.
 
Premtuan më shumë angazhim dhe kujdesje për bujqit. Ata gjithashtu paralajmëruan edhe hapjen e një Zyre Rajonale për bujqit.
 
FATLUM AQIFI