Maqedoni
Memorandum bashkëpunimi me PKSG, fuqizimi ekonomik i grave sipërmarrëse
07.10.2021 13:32
Ministria e Ekonomisë dhe Platforma Kombëtare për gratë sipërmarrëse, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi...

Ministria e Ekonomisë dhe Platforma Kombëtare për gratë sipërmarrëse, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi që ka si qëllim fuqizimin ekonomik të grave duke krijuar një klimë të favorshme biznesi dhe duke siguruar mbështetje dhe infrastrukturë sistemike për mbështetjen dhe promovimin e ndërmarrësisë së grave.
“Në këtë mënyrë edhe në të ardhmen duke realizuar strategji konkrete të cilët i kemi miratuar në vitin 2018, dhe nga kjo strategji që është përpiluar nga të gjitha asociacionet e në veçanti nga platforma kombëtare për gratë sipërmarrëse tani kemi filluar të shënojmë rezultate të dukshme. Mbi 52% të masave për mbështetje të kompanive mikro dhe të vogla kanë përfituar nga Ministra ekonomisë janë kompani që gratë janë sipërmarrëse.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, doli Strategjia Kombëtare për Sipërmarrjet e Grave në të cilën një nga shtyllat është promovimi aktiv për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së grave. Ne po punojmë në mënyrë aktive për të përmirësuar situatën e grave sipërmarrëse si dhe infrastrukturën për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.”,- theksoi Valentina Disoska nga Platforma Kombëtare e Grave Sipërmarrëse.
Një nga prioritetet e Strategjisë në fjalë është edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera kompetente si dhe me sektorin joqeveritar, u tha me këtë rast.
REJHANE BUSHI METAJ
