Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh mbajti tubim në Mateç
07.10.2021 14:57
Partia Demokratike Shqiptare, mbrëmë në Mateç të Likovës, promovoi kandidatin për kryetar...

Partia Demokratike Shqiptare, mbrëmë në Mateç të Likovës, promovoi kandidatin për kryetar, listën e kandidatëve për këshilltar komunal si dhe programin zgjedhor.
“Krijimin e një fondi garantues dhe investues; Ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat e Likovës - Nikushtak, Rropalcë, Hotël, Mateç, Vishticë; Përmirësimin e rrjetit të kanalizimit që në disa fshatra ekziston vetëm pjesërisht si dhe ndërtimin e stacionit filtrues për ujërat fekale; Në arsim, ndërtimin e objektit të ri në fshatin Vishticë, rikonstruimin e shkollës në Ropalcë, zgjerimin e godinave shkollore në Sllupçan, Rropajë, Mateç dhe Hotël.”,- tha kandidati për kryetar për komunën e Likovës – PDSh, Hevzi Jashari.
“E gjithë politika që është bërë, përveç asaj të PDSh-së, është bërë për interesa personale dhe grupore, qofshin ata edhe ish “njerëzit tanë”, ata kanë pasur vetë qëllim përfitimi personal… Kur shitet apo kur shkon për interesa personale në koalicione edhe ai që e quan veten opozitë, vaj halli për popullin.”,- theksoi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Drejtuesit e Partisë Demokratike Shqiptare kërkuan mbështetjen masovike nga të gjithë qytetarët.
FATLUM AQIFI
