Maqedoni

Digjitalizimi i gjyqësorit, vërtetim nga evidenca ndëshkuese në disa minuta

07.10.2021 15:28

U prezantuan rezultatet e para nga digjitalizimi i gjyqësorit....

U prezantuan rezultatet e para nga digjitalizimi i gjyqësorit. Që tani qytetarët në mënyrë elektronike do të mund të aplikojnë dhe marrin vërtetimet nga evidenca ndëshkuese. Dhënia e vërtetimit në mënyrë elektronike përshin gjithsej 26 gjykata, ato penale dhe për kundërvajtje. Qytetarët do të mund të aplikojnë në platformën uslugi.gov.mk dhe në këtë mënyrë do të kursejnë kohë dhe para.
 
“Prej sot qytetarëve do të ju duhen vetëm disa minuta që të marrin vërtetim nga evidence ndëshkuese. Së shpejti atë do të mund ta bëjnë edhe për certifikatat nga evidence penale ndërsa në mënyrë intensive punojmë për shërbimin për dhënien digjitale të vërtetimit se kundër një personi nuk është shqiptuar dënim apo ndalesë për ushtrimin e ndonjë profesioni, veprimtari ose detyrë.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
 
Analizat e deritanishme kanë treguar se me këtë mënyrë kursimet në gjykata do të jenë të mëdha. Do të kursehet në resurse, letër dhe kohë, gjegjësisht më shumë se 1 milion euro në nivele vjetorë.
 
“Shërbimi mundëson,aplikim në mënyrë elektronike, pagesë elektronike përmes kartelës pagesore dhe pranimin e vërtetimit në mënyrë elektronike në format PDF me barkod, certifikata, që nënkupton lidhshmërinë e dokumetit me nënshkrimin elektronik dhe vulën elektronike të gjykatës që jep dokumentin me çka vërtetohet identifikimi dhe besueshmëria e dokumentit.”,- tha gjykatësi, Llazar Nanev.
 
Në periudhën e ardhshme për implementimin e planit operativ, gjykatat do të mundësojnë shfrytëzimin e shërbimeve të tjera plotësuese jo vetëm në materien penale por edhe në atë civile. Dhënia e vërtetimit është aktive për personat fizik ndërsa së shpejti do të jetë edhe për personat juridik. Me këtë rast u tha se digjitalizimi kontribuon edhe në luftimin e korrupsionit, ndërsa këtë e kanë vërtetuar edhe analizat komparative në botë. 


FLORIJE BELULI KAMBERI