Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PLD-RDM takime me banorët e Shtipit
07.10.2021 15:49
Koalicioni PLD-RDM me moton “Të vendosur për ndryshime” ka vazhduar takimet me qytetarët e Shtipit....

Koalicioni PLD-RDM me moton “Të vendosur për ndryshime” ka vazhduar takimet me qytetarët e Shtipit. Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, së bashku me kandidatin për kryetar komune dhe kandidatët për këshilltarë, premtuan projekte bashkëkohore që do ndalin emigrimin e të rinjve.
“Projektet esenciale siç janë, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, gypat e azbestit, implementimin e transportit publik, krijimin e disa hapësirave bujqësore dhe projektet tjera kapitale siç janë krijimi i vendeve për turizëm dhe rekreacion.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Shtipit, Vanço Sanev.
“Shtipi vërtetë meriton të jetë qendër e lindjes, të zhvillohet si qytet modern dhe bashkëkohor në të të rinjtë do të duan të jetojnë e ajo para se gjithash nënkupton zhvillim të ekonomisë së gjelbër, vendosje të fotovolltaikëve, prodhim të energjisë elektrike nga dielli, nga era, fasada efikase energjetike, zhvillim të eko turizmit dhe të turizmit rural.”,- theksoi kryetarja e RDM-së, Liljana Moraçanin.
Kërkuan votën e qytetarëve si dhe premtuan se do të angazhohen për transparencë dhe llogaridhënie, por edhe përfundim të projekteve të lëna përgjysmë nga kryetari aktual.
ZEKIRJA MEXHITI
