Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE mbajti tubim në “Gjorçe Petrov”
07.10.2021 16:23
Në “Gjorçe Petrov” nuk do të ketë më rrugë me baltë, do të jetë vend urban dhe modern...

Në “Gjorçe Petrov” nuk do të ketë më rrugë me baltë, do të jetë vend urban dhe modern, nuk do të lejojmë që qytetarët të helmohen nga deponia në Novo Sellë, por përkundrazi Gjorçe do të frymojë lirshëm. Kështu premtoi para qytetarëve të “Gjorçe Petrovit”, kandidati për kryetar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Stojkovski. Ai tha se pushteti lokal nuk i realizoi premtimet, ndërsa filloi të punoj dy muaj para fillimit të zgjedhjeve lokale, prandaj i ftoi qytetarët që më 17 tetor të votojnë për 218 projekte nga programi i tij. Ai u zotua se të gjitha projektet do t’i realizojnë në mandatin 4 vjeçar.
Në programin e tij ka projektet për ndërtimin e dy çerdheve të reja dhe rikonstruimin e atyre ekzistuese si dhe bursa për nxënësit më të mirë dhe për sportistët. Stojkovski po ashtu premtoi edhe ndërtimin dhe rikonstruimin e sallave sportive, kënde të reja të lojërave nëpër shkolla. Ai tha se risi do të jetë projekti “Komuna afër shtëpisë tënde” ku planifikohet të hapen dyert për qytetarët, për bashkësitë lokale, për të ngritur standardin e qytetarëve, kandidati për kryetar komune, Stojkovski tha se planifikohet urbanizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore të zonës industriale dhe investime të reja.
“Do t’u tregojmë se si zgjidhet problemi shumëvjeçar me ndërtimin e vijës së lumit Lepenc dhe shndërrimin në vend rekreativ. Atje të rinjtë do të shoqërohen, pensionistët do të kenë mundësi të shëtisin, ndërsa të tjerët do të gjejnë mundësi për rekreacion duke u bazuar në atë që do ta ndërtojmë atje. Kaosin në komunikacion do ta zgjidhim përmes ndërtimit dhe rikonstruimit të rrugëve. Unë nuk jam person që ja lejoj vetes të premtojë projekte që nuk mundem t’i realizojë atë nuk ma lejon profesioni im. Duam të punojmë dhe të krijojmë për komunën tonë.”,- deklaroi kandidati për kryetar në “Gjorçe Petrov” - VMRO-DPMNE, Aleksandar Stojkovski.
Është tragjedi që në shekullin 21, Kuçkovo nuk ka ujë të pijshëm, ka vendbanime të harruara që nuk kanë kanalizim dhe rrjetë ujësjellësi e as rrugë të asfaltuara, tha gjatë tubimit në “Gjorçe Petrov”, kandidatja e pavarur Daniela Arsovska që mbështetet nga VMRo-DPMNE dhe Koalicioni. Ajo para qytetarëve të Gjorçes prezentoi vizionin e saj se si do të duket Shkupi nëse ajo fiton besimin e qytetarëve.
“Shkupjanë çdo ditë tregojnë se vazhdimisht i ju premtohet disa projektet megalomane të cilat deri më sot kanë ngelur vetëm në letër, në 3D animacione dhe fotografi që na i tregojnë çdo ditë. E këto të dashur qytetarë janë premtime boshe. Premtime boshe nga njerëz që nuk kanë punuar 4 vite dhe janë zgjuar nga gjumi katër muaj para se t’ju mbaroj mandate. Janë zgjuar që tani t’ju tregojnë se atë që se kanë bërë 4 vitet e kaluara tani do ta bëjnë. E pra më falni ama koha juaj ka mbaruar.”,- tha kandidatja e pavarur për komunën e Shkupi, Daniela Arsovska.
Gjatë tubimit në “Gjorçe Petrov”, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, akuzoi pushtetin se ka pasur katër vite kohë që të realizojnë premtimet, por ata në vend të një jetese më ë mirë për të gjithë, ata sollën korrupsionin, kriminalitetin dhe varfërinë. Me LSDM-në në pushtet Maqedonia nuk do të bëhet pjesë e familjes evropiane as deri në vitin 2030. Gjithçka që premtuan e kishin gënjeshtër, tha Mickoski. Kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit janë persona punëtorë dhe të ndershëm që do të sjellin ardhmëri më të mirë dhe ndryshime në Maqedoni tha Mickoski duke kërkuar nga qytetarët që më 17 tetor të votojnë dhe t’u japin fund eksperimenteve që po realizohen në shëndetësi, ekonomi, dhe pushtetin lokal. Mickoski theksoi se është e nevojshme në këto zgjedhje lokale të dalim masivisht me mbështetje dhe të mos lejojnë që LSDM të vazhdojë të abuzojë me mirësinë e qytetarëve.
SANIJE DURAKU
SANIJE DURAKU
