Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI mbajti tubim në komunën e Bogovinës
07.10.2021 16:36
Planifikim urbanistik, zhvillim i turizmit, projekte për kanalizim në të gjitha vendbanimet ku ata mungojnë, furnizimi me ujë të pijshëm....

Planifikim urbanistik, zhvillim i turizmit, projekte për kanalizim në të gjitha vendbanimet ku ata mungojnë, furnizimi me ujë të pijshëm. Këto janë vetëm disa nga projektet që i prezantoi kandidati për kryetar komune në Bogovinë nga radhët e BDI-së, Besnik Emshiu. Ai duke prezantuar platformën për zgjedhjet lokale u betua se do ti përmbush projektet e Agjendës së Gjelbër dhe tha se qytetarët nuk do të përballen me nevojat elementare. Ai paralajmëroi hapjen e çerdhes në Kamjanë, sallë sportive në Bogjovinë, ndërtimin e këndeve për fëmijë si dhe teren sportive të hapura. U zotua se do të angazhohet për aktivizimin e shoqërive kulturore e me këtë edhe ruajtjen e traditë.
“Do të ndërtojmë komunë moderne e të zhvilluar, transparente e të përgjegjshme, si dhe vendbanime me zhvillim të barabartë. Do të angazhohemi për përmirësimin e klimës së biznesit, gjë për të cilen siguron mbrojtje të investitorëve, zbatim të përpiktë të marrëveshjeve, lehtësimin e procedurave të marrjes së lejeve, regjistrimit dhe kushteve të volitshme për biznes. Do të vazhdojmë me projektet jetike siç janë projektet për kanalizim për të gjitha vendbanimet e komunës, projektet për ujë për pije, shtimin e sasisë së ujit për pije në të gjitha vendbanimet e komunës , përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe në veçanti rregullimin e shtratit të lumit në Bogovinë prej te ura deri ne magjistralen M-4.”,- theksoi kandidati për kryetar në Bogovinë – BDI, Besnik Emshiu.
Përveç shumë projekteve të parapara, do të angazhohemi edhe për bashkëpunim të mirë me komunat fqinje dhe realizimin e projekteve ndërkufitare me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka theksuar kështu kandidati i BDI-së për komunën e Bogovinës, Besnik Emshiu.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkoi mbështetjen e banorëve të Bogovinës për kandidatin, Besnik Emshiu, si dhe për listën e këshilltarëve duke theksuar se BDI ka Platformë zgjedhore e cila garanton zhvillimin e komunës dhe investime më shumë.
“Jemi bashkë këtu që të qëndrojmë krah Besnikut në realizimin e programit dhe jam shumë i sigurt se investimet do të bëhen edhe më shumë. Nuk mund të jesh vend anëtarë i BE pa infrastrukturë, pa kanalizim e pa lidhje të të gjithë vendbanimeve, e me standarde të dyfishta. Agjendën që e kemi paraqitur e kemi menduar dhe studiuar mirë, sepse Agjenda jonë garanton një jetë më cilësore”, ka thënë kështu kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Agjenda jonë është jetë, do të kemi shumë punë por ne nuk do të dorëzohemi ka thënë Ahmeti duke shtuar se ata do të punojnë me një tempo të përforcuar, pasi që ekipet e BDI-së janë me vizion dhe ide të më dha për zhvillimin e të gjitha vendbanimeve. Ndryshe, para Tubimit qendror në komunën e Bogovinës, delegacioni i BDI-së i kryesuar nga kryetari Ali Ahmeti ka vizituar banorët e fshatrave Zherovjan dhe Pirok si dhe bizneset në këtë rajon.
SANIJE DURAKU
