Maqedoni
Lëvizja Anti-bixhoz: Qeveria të mbajë premtimin, ku mbeti ligji i ri?
07.10.2021 17:02
Lëvizja Anti-bixhoz kërkon që qeveria të mbajë premtimin se nuk do të hapin kazino të reja dhe sa më shpejtë të sjellin ndryshimet ligjore në të mirë të qytetarëve...

Lëvizja Anti-bixhoz kërkon që qeveria të mbajë premtimin se nuk do të hapin kazino të reja dhe sa më shpejtë të sjellin ndryshimet ligjore në të mirë të qytetarëve. Thonë se bashkë me qytetarët ndaluan hapjen e kazinos te Universiteti i Tetovës, por nuk mund të ndalin hapjen e kazinove në shumë më vende tjera.
“Ne si Lëvizje Anti-bixhoz i bëjmë thirrje kryeministrit, ministrit të financave, liderëve të subjekteve politike, të qëndrojnë në fjalën e dhënë. Sa më parë të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të sjellin ligj që do të mbrojë qytetarin.”,- deklaroi Jushi Emerllai nga Lëvizja Anti-bixhoz.
Minstria e Financave, përgatiti ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometri larg shkollave dhe universiteteve. Ligji është dorëzuar në Parlament nga Qeveria në qershor, por diskutimi rreth tij ngec. Në të thanë nga Lëvizja Anti-bixhoz, nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre për distancë prej 3 kilometrave të kazinove nga vendbanimet. Thonë se nëse kërkesa e tyre vazhdon të mos përfillet, do të kërkojnë padëgjueshmëri qytetare.
VISAR SADIKI
