Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Ibrahimi kërkon votën e qytetarëve në Tetovë

07.10.2021 17:15

Kandidati për Tetovën nga “Lëvizja për shtet dhe drejtësi”, Afrim Ibrahimi

Kandidati për Tetovën nga “Lëvizja për shtet dhe drejtësi”, Afrim Ibrahimi, kërkon votë për numrin 18 e jo për ata që koalicionojnë me partitë maqedonase. 
 
“Në vitin 2017, të gjitha partitë shqiptare përveç BDI-së që heshtte, na thanë atë për të cilën ne ishim vetë dëshmitarë, se VMRO-DPMNE ishte një parti kriminale dhe e korruptuar. Tani, në këto zgjedhje lokale, të njëjtët vijnë të na kërkojnë votë në koalicion me VMRO-në, duke na thënë se tani LSDM është kriminale ndërsa VMRO është shpëtimtare. Të dashur bashkëqytetarë. Mos lejoni të manipulojnë me ju. Mos votoni manipulatorët!”,- tha kandidati për komunën e Tetovës - Lëvizja për shtet dhe drejtësi, Afrim Ibrahimi.