Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “E majta” prezanton këshilltarët për Dellçevën

07.10.2021 17:41

Partia “E majta” prezantoi mbrëmë në komunën e Dellçevës listën e këshilltarëve...

Ata premtuan se do zgjidhin problemin e transportit publik, problemin e parkimit, rregullimin e shtratit të lumit Bregallnica, mbështetje për familjet më status të rrezikuar social.
 
Dellçeva duhet të jetë vend ku njerëzit të kenë mundësi të kryejnë aktivitete sportive, të shëtisin dhe të relaksohen, “E majta” premton që pranë lumit Bregallnica do të bëhen rrugica për çiklistët, për këmbësorët, do të vendosen shporta për mbeturinat edhe vende të posaçme për pushim.
 
Thonë se nuk i është kushtuar rëndësi aspak turizmit e premtojnë  në malin Gollak të ndërtojnë parqe, shtigje sportive dhe shtigje për çiklizëm. Me projektin për ndërtimin e një parku aventurash, ata theksuan se do të kthehet koha kur Golak ishte plot me fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit.
 
E tëra që nevojitet është një ide dhe kreativitet, dhe të rinjtë nga dega vërtet kanë ide të mira, tha në nga e Majta duke potencuar se ka kaluar koha kur dy parti të njëjta vendosën për qytetarët e Dellçevës.
 
“Partia e Majta me këshilltarët e saj, premton linja të rregullta të autobusëve nga qyteti i Dellçeves në çdo fshat të kësaj komune. Problem tjetër është  mungesa e parkingjeve, sidomos në qendrën e qytetit.  Do të ndërtojë parkingje në te gjitha vendet ku ka frekuentim më të madh të automjeteve. Rregullimi i shtratit të lumit Bregallnica për të cilën kanë premtuar të gjitha partitë politike dhe jemi dëshmitarë që nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.”,- tha bartësja e listës së këshilltarëve në Dellçevë - “E majta”, Sanja Nikollovka.
 
Kryetari i partisë e Majta, Dimitar Apasiev, tha në tubimin në Dellçevë se ndjehet i lumtur që në partinë që ai drejton janë rreshtuar qytetarë të shumtë me vetë dëshirë, pa u kushtëzuar nga askush me një vend pune apo të mirë material. thonë se ofendimet që partitë e tjera bëjnë në drejtim të tyre, se po mbështeten nga shtresat më të varfra të popullsisë, në fakt janë kompliment sepse edhe ata kanë dalë pikërisht nga këto shtresa, të bujqve e punëtorëve e prej tyre presin mbështetjen më të madhe.
 
“Pa ju ofruar sandviçë njerëzve dhe vende punë, ata vetë janë inkuadruar në partinë tonë, sepse e kanë kuptuar kauzën tonë. Shpesh na thonë, që neve na votojnë bujqit, punëtorët e krahut, të margjinalizuar, ata na mbështesin sepse ne kemi dalë nga mesi i tyre dhe për këtë nuk turpërohemi dhe çdo ditë këta njerëz na bashkëngjiten për të na mbështetur.”,- u shpreh kryetari i Partisë “E majta”, Dimitar Apasiev.
 
Thanë se  misioni i partisë “E Majta”, është t’i vetëdisojnë dhe t’i inkuadrojnë qytetarët në  politikë, si dhe t’u ofrojnë më tepër mundësi në përditshmërinë e tyre. Premtuan se këtë mision do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.  
 
FARIJE DAUTI BAKIJU