Maqedoni
KShZ: Në pritje të pajisjeve të fundit, nis azhurnimi
07.10.2021 18:16
KSHZ me intenzitet të shtuar po përgatitet për ditën e zgjedhjeve të 17 tetorrit...

Deri në fund të kësaj jave KSHZ pritet t’i sigurojë të gjitha pajisjet elektronike për identifikimin e votuesve në mënyrë elektronike dhe të njëjtat t’i azhurojë me të dhënat e votuesve në çdo vendvotim. Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski shprehet i gatshëm t’i organizojë zgjedhjet me risitë e inkorporuara të identifikimit elektronik të qytetarëve.
“Sot arritën 600 pajsje elektronike për votim, ndërsa gjatë ditës së premte do të vijë edhe kamioni i fundit me 1.000 pajisje tjera elektronike për identifikimin e shenjave të gjishtrinjëve të votuesëve. Në ndërkohë në KSHZ vazhdimisht po azhurohen këto pajisje me të dhënat e votuesëve. Që nënkupton se pajisjet elektronike në fjalë do t’i kenë vetëm të dhënat e qytetarëve të një vendbanim të caktuar”, u shpreh kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Dashtevski tha se se këto pajsje nuk janë të lidhura me internet dhe se të njëjtat punojnë me bateri të cilët do të karikohen vazhdimisht dhe të cilët qendrojnë deri më 12 orë. Janë në dispozicion tre lloje të kontrollimit të votuesit. E para përmes pajisjeve elektronike, me skenim MRZ dhe e treta lënija e shenjave të gjishtrive në mënyrë manuale siç jemi mësuar deri tani, tha Dashtevski.
“Identifikimin e shenjave të gishtrinjëve të qytetarëve do të krahahasohen me shenjat referente të dokumenteve të tyre personale. Kjo gjë mundëson që çdo votues të jetë i kontrollur dhe i vëretuar mirë si bartës së identitetit të tij dhe të shfrytëzoje të drejtën e votimit. Përdorimi i pajisjeve elektronike në proceset zgjedhore mundëson për t’u përballur me sfidën që nënkupton një votues- një vot”, theksoi Dashtevski.
Për zgjedhjet e 17 tetorrit KSHZ - ja siguroi 4 mijë pajisje elektronike, ndërsa janë 3.480 vendvotime, prej të cilëve 520 pajisje jenë parashikuar si rrezerv. Kompania e cila i siguroi këto pajisje ka parashikaur edhe 60 persona të cilët merren me trajnimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore dhe njëkohësisht do të jenë logjistik për ta ditën e votimit.
REXHEP QAMILI
