Maqedoni
Covid-19, 20 viktima e 389 infektime të reja në 24 orë
07.10.2021 18:28
20 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...

9 prej viktimave janë nga Shkupi, nga dy viktima 2 në Kumanova, Struga e Veles dhe nga një viktimë në Gostivar, Kërçovë, Kavadar, Kriva Pallankë e Shën Nikollë.
Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 5 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 29 shtator deri 2 tetor.
Prej tyre 4 vdiqën në kushte spitalore dhe një në shtëpi. Ndërkohë, nga 2.974 testime të realizuara kanë rezultuar pozitive 393 persona. Janë regjistruar edhe 397 pacientë të shëruar. Në vend ka 10.785 raste aktive.
