Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: 44% e popullsisë është rivaksinuar

07.10.2021 18:40

Në vend vazhdon vaksinimi anti Covod. Ndërsa deri tani me një dozë është vaksinuar 47% e popullsisë së rritur...

Në vend vazhdon vaksinimi anti Covod. Ndërsa deri tani me një dozë është vaksinuar 47% e popullsisë së rritur, derisa me dy doza 44% e qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare.
 
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit sa i përket vaksinimit njoftohet se janë vaksinuar 3 mijë e 458 qytetarë, 873 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vend ka arritur në 793 dmijë e 179 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 743 mijë e 374 qytetarë.
 
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 571 qytetarë, 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës’’,- theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
GYLTEN SINANI