Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, "Për Kumanovën tonë", projektet për sportin
07.10.2021 18:52
Iniciativa qytetare "Për Kumanovën tonë", premton ndërtimin e terreneve sportive në çdo shkollë e lagje ku nuk ka...

Iniciativa qytetare "Për Kumanovën tonë", premton ndërtimin e terreneve sportive në çdo shkollë e lagje ku nuk ka.
“Premtojmë ndërtim të terreneve moderne sportive në çdo shkollë fillore dhe të mesme dhe në çdo pjesë urbane të qytetit ku aktualisht nuk ka salla sportive. Do të bëjmë rekonstruim të tërësishëm të jashtëm dhe të brendshëm të sallave dhe rekonstruim të kompleksit “Sokollana” dhe stadiumit të qytetit. Do ta rekonstruojmë kompleksin sportiv në kazermën e mëparshme të Armatës me tribuna dhe rekuizita.”,- tha këshilltari nga I. Q. “Për Kumanovën tonë”, Filip Kolevski.
