Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, TMRO prezanton vizionin për Shkupin
07.10.2021 19:04
Kandidati për kryetar të Shkupit nga TMRO, Slave Nestorovski, prezantoi vizionin për zhvillimin 50 vjeçar të kryeqendrës...

Kandidati për kryetar të Shkupit nga TMRO, Slave Nestorovski, prezantoi vizionin për zhvillimin 50 vjeçar të kryeqendrës.
“Si projekt kryesor dhe të rëndësishëm i yni është se ne kemi vizion të qartë për zhvillimin e qytetit të Shkupit në 50 vitet e ardhshme. Ky vizion duhet t’i jep të gjitha drejtimet dhe udhëzimet e më tejshme për gjeneratat e ardhshme, për kryetarët e ardhshëm dhe për pritëshmëritë e ardhshme për qytetin e Shkupit. Megjithatë ky vizion i yni për Shkupin duhet të mbështetet edhe nga faktorët tjerë politik, sepse ky vizion kap logjikën ekonomike, gjegjësisht pesë faktorët e ekonomisë të rëndësishme për zhvillimin e kryeqytetit.”,- deklaroi kandidati për kryetar për qytetin e Shkupit –TMRO, Slave Nestorovski.
