Botë
Covid-19 në Shqipëri: 12 humbje jete dhe 533 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
07.10.2021 19:42
Është rritur numri i viktimave në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë...

Është rritur numri i viktimave në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona ndërkohë që janë regjistruar 533 raste të reja.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 221 raste , 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.
Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.
Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Tetor 2021): Raste të reja ditore 533; Të shëruar në 24 orë 696; Të shtruar në spitale 167; Humbje jete në 24 orë 12; Testime ditore 3956; Testime totale 1,228,064; Raste pozitive 173,723; Raste të shëruara 163,018; Raste Aktive 7959; Humbje jete 2,746
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3443; Durrës 910; Fier 736; Shkodër 614; Vlorë 472; Elbasan 430; Berat 292; Lezhë 288; Gjirokastër 242; Kukës 208; Korçë 167; Dibër 157/ Ora News/
