Kulturë
Festivali i këngëve folklorike “Oda dibrane”, odë e të gjithë shqiptarëve
08.10.2021 09:37
Këngët e traditës, ritet popullore, vallet dhe kostumet popullore, u prezentuan në natën e parë të Festivalit Tradicional të Këngëve Folklorike...

Këngët e traditës, ritet popullore, vallet dhe kostumet popullore, u prezentuan në natën e parë të Festivalit Tradicional të Këngëve Folklorike, “Oda dibrane” që këtë vit mbahet për të 27 herë me rradhë Mbrëmë, festivali folklorik “Oda dibrane” në Dibër të madhe, u shndërua në odë të të gjithë shqiptarëve.
Dibra dhe dibranët mbrëmë ishin në festë, kjo ngjarje e madhe kulturore filloi me grupin e folklorti te Dibrës, Prizrenit , Karshiakës, Mallakastres dhe grupin e Krabës, të gjitha këto nën drejtimin e Drejtorit të Festivalit “Oda Dibrane” Veli Vraniqi.
Ansamblet e pranishme në natën e parwe, performuan ritin vallen humoristike dhe alegorinë që tradicionalisht bëhet në odën e burave.
Qendra për Kultturë ne Dibër mbrëmë ishte symbol i vatrës së besës e bujarisë, trimërisë e qëndresës gjithshqiptare nëpër shekuj.
Festivali folkorik “Oda Dibrane” për dy netë të tjera do të vazhdojë në qytetin e Peshkopisë, ku gjithsej do te marin pjesë 18 grupe folklorike te kengeve e valleve nga hapsira gjithshqiptare.
ATLI DEMA
