Maqedoni
“Është radha jote! Dil dhe voto!”, KSHZ nis fushatën edukative për votuesit
08.10.2021 10:22
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur fushatën “Është radha jote! Dil dhe voto!”, në kuadër të zgjedhjeve lokale 2021...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur fushatën “Është radha jote! Dil dhe voto!”, në kuadër të zgjedhjeve lokale 2021. Mesazhet kryesore të fushatës së këtij viti kanë për qëllim edukimin e votuesve mbi të drejtat e tyre të votës.
Fushata e këtij viti e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të përfshijë një karvan edukativ, i cili do të vizitojë shumë qytete nëpër të gjithë vendin. Karvani do të realizohet në përputhje me protokollet për mbrojtje nga COVID-19. Në sheshet e komunave që do të vizitohen, kalimtarëve do t’u shpërndahen broshura dhe fletushka edukative për t’u edukuar mbi të drejtat e tyre të votës dhe për të përshkruar saktësisht mënyrën se si duhet të veprojë secili votues në vendvotim.
