Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSH mbajti tubim në Çegran të Gostivarit
08.10.2021 11:45
PDSH, mbrëmë në Çegran të Gostivarit, promovoi kandidatin për kryetar dhe listën e këshilltarëve...

PDSH, mbrëmë në Çegran të Gostivarit, promovoi kandidatin për kryetar dhe listën e këshilltarëve. Premtuan zgjidhje për problemet e shumta në këtë komunë.
“Nëse të parët tuaj kanë mundur para 50 apo 70 viteve, të bëjnë një projekt që e quanin Vija e Vardarit, përmes të cilit vadisnin të gjithë fushën tuaj, pse tain ai nuk funksionon. Pse këta që janë tashmë 20 vite në qeverinë qëndrore, por edhe këta të tjerët në qeverisjen lokale, nuk ndajnë mjete për këtë gjë.”, tha Renata Elezi, kandidate për kryetar për komunën e Gostivarit – PDSH.
“Me kandidaten tonë për kryetar dhe listën e këshilltavrëve në Gostivar, kemi zgjedhur njerëz të përgatitur që i njohin mirë problemet e Cegranit e të Gostivarit. I njohin të gjitha vështirësitë me të cilat ju përballeni. Unë besoj se bashkë me ta do të arrijmë të ndryshojmë gjithë këtë situatë të rëndë.”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Drejtuesit e PDSH-së, kërkuan mbështetjen më 17 Tetor për të zgjidhur të gjitha problemet në Cegran.
LULZIM KAMBERI
