Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Limani: Fokusi kryesor në arsim dhe investime
08.10.2021 12:12
Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, në një prononcim për News 33...

Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, në një prononcim për News 33, thotë se në focus do të ketë arsimin dhe investimet, sidomos nga mërgata.
“Arsimi mbi të gjitha do të thotë një arsim më cilësor, ekonomi më të zhvilluar përmes investimeve të reja në rë ardhmen. Paraprakisht kemi pasur takime në Gjermani, Austri dhe në Zvicër, ku kemi takuar shumë mërgimtarë të cilët janë të gatshme që kaitalin e tyre të mbledhur ta investojnë në vendlindje. kjo do të thotë edhe mundësi për vende të reja pune për të rinjtë që sot mendojnë të braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë.”, tha Fatmir Limani, kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Kërçovës.
