Botë

Nëndetësja bërthamore e SHBA-së godet një objekt në Detin e Kinës, disa të plogosur

08.10.2021 13:16

Zyrtarë amerikanë njoftuan se një nëndetësë bërthamore e SHBA-së ka goditur një objekt në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore....

Zyrtarë amerikanë njoftuan se një nëndetësë bërthamore e SHBA-së ka goditur një objekt në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore.

Nga përplasja janë lënduar 15 anëtarë të ekuipazhit dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Incidenti ka ndodhur në momentin e tensioneve të përforcuara në këtë rajon kontestues. Episodi vjen në kohën e përshkallëzimit të ndjeshëm të tensioneve në rajon dhe në të njëjtën fundjavë, kur aeroplanmbajtëset amerikane e britanike kryen stërvitje ushtarake me Japoninë, Kanadanë, Holandën dhe Zelandën e re pranë Tajvanit.