Botë

Çekia nis votimet në zgjedhjet parlamentare

08.10.2021 14:13

Çekët votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet parlamentare. Sondazhet sugjerojnë se kryeministri aktual...

Çekët votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet parlamentare. Sondazhet sugjerojnë se kryeministri aktual, Andrej Babis, dhe partia e tij ANO do të shënojnë fitore të ngushtë.
 
Dy parti më të vogla që e mbështesin Qeverinë e tij – Socialdemokratët e majtë dhe Partia Komuniste – mund të mos fitojnë vende të mjaftueshme për të mbetur në Parlament.
 
Kjo mund ta detyrojë ANO-n të kërkojë marrëveshje me nacionalistët e ekstremit të djathtë, për të mbajtur pushtetin.
 
Një rezultat tjetër i mundshëm është një qeveri e përbërë nga dy blloqet kryesore opozitare të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.
 
Babis është duke u përballur aktualisht me akuzat për prona të padeklaruara jashtë Çekisë, të cilat janë zbuluar nga të ashtuquajturat Letra të Pandorës. /REL