Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbajti tubime në Shtip dhe Radovish
08.10.2021 14:40
Karavani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Shtipit Sashko Nikollov...

Karavani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Shtipit Sashko Nikollov dhe listën e kandidatëve të tyre komunal për këtë qytet. Nikollov i cili garon për mandat të dytë u premtoi banorëve një sërë projektesh të reja dhe vazhdimin e projekteve të filluara, që sipas tij, do të përmirësojnë dukshëm jetën e përditshme të qytetarëve.Tha se ka plan program të qartë për të zëvendësuar rrjetin egzistues të ujësjellësit, të zgjidh çështjen me mungesën e ujit, të ndërtojë pishin të mybllur, të rekonstruojë stadiumin e qytetit, të vendosë rend me kaosin e komunikacionit rrugor dhe se do të ndërtojë dhe meremetojë bulevardet dhe rrugët e këtij qyteti. Në fokus të tij është edhe Agjenda e Gjelbërt dhe të ketë banesa koletive efikase.
“Nga pushteti qendror dhe fondet europiane veçmë siguruam subvencione, pra mjete finansiare për fasade efikase ekologjike që i parashikojmë për banesat kolektive të disa lagjeve në Shtip. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë shumë në përdorimin e nxemjes efikase dhe do të zvogëlohet përdorimi i energjisë elektrike. Në këtë mënyrë dhe drejtim do të subvencionojmë qytetarët poashtu edhe klima invertera, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta zgjidhim çështjen e ndotjes së ajrit në komunën tonë. Dhe jo vetëm kaq, me një hap zgjidhim edhe 2 gjëra dhe ajo ndërpëreja e prerjes ilegale të drunjëve.”, tha Sashko Nikollov, kandidat për kryetar të Shtipit- LSDM.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev u bëri thirrje qytetarëve që më 17 tetor të mos kenë fare dyshime se për kë duhet të votojnë. Shprehet i bindur se zgjidhja më e mirë për Qytetin e Shtipit është Sashko Nikollovi, i cili sipas Zaev, gjatë mandatit të tij të parë ka dhënë rezultate të shkëlqyera menaxheriale në këtë komun, ndërsa për mandatin e ardhshëm premton se do të realizojë edhe kyçjet e para në rrjetin gazjellës nga ana e kacapiteteve industriale dhe institucioneve publike, tha Zaev.
“Qyteti i Shtipit është në duart e sigurta, siç edhe e meriton ky qytet. Gjatë viteteve të kaluara qytetarët e Shtipit më në fund fillaun të jetojnë në kushte më të mira për jetesë. Qyteti i Shtipit më në fund e venduam në rrugën e duhur ashtu siç e venduam dhe drejtuam edhe shtetin. Shtipi sot është në mesin e qyteteve bashkohore dhe moderne. Shtip jeton në frymën e progresit dhe përparrimit të vazhdueshëm dhe ky kontinuitet duhet të vazhdojë. Për të pasur kontinuitet me politikat në nivel lokal dhe për të vazhduar me realizimin e projekteve të filluara në Shtip është mirë të jepet shancë të përfundohen këto projekte, ku kuptohet se më e mirë për Shtip është që ti jepni shancë Sashko Nikollovin sepse ai ka kapcitet.”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Karavani zgjedhor i Koalicionit “Më të mirë për komunën time” mbrëmë prezantoi edhe kandidatin për kryetar të komunës së Radovishit Kole Çarakçiev ku bashkërisht shpallën programin e tyre zgjedhor me të cilën pretendojnë të zhvillojnë komunën gjatë katër viteve të ardhshme. Paralajmëruan zhvillim i përshpejtuar ekonomik, qytet i gasifikuar, Agjendë të Gjelbërt dhe investime në infrastrukturën rrugore, zhvillim të turizmit dhe mbështetje të madhe nga pushteti qendror për këto projekte. Koalicioni i LSDM-së në këto zgjedhje garon me gjithsej 69 kandidatë për kryetarë të komunave dhe me lista të këshilltarëve komunal në çdo komunë.
Programi i tyre ka disa shtylla të cilët detyrohen kandidatët të LSDM-së të përbetohen se do të vendosin sistem të mirëfillët të komunikmit mes qytetarëve dhe kryetarët e komunave. Të jenë pranë tyre dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë sa më të shpejtë që është e mundur dhe njëherit tu përgjigjen në afatë 10 ditorë të gjitha iniciativave të qytetarëve dhe janë përbetuar se do të punojnë për të rritur investimet dhe vendet e reja të punës dhe për ti mbajtur të rinjtë në vendlindje.
REXHEP QAMILI
