Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASH-AAA mbajti tubim në komunën e Bogovinës

08.10.2021 14:55

Nga 2 milion euro, borxhi i komunës së Bogovinës për katër vite është ulur në zero...

Nga 2 milion euro, borxhi i komunës së Bogovinës për katër vite është ulur në zero, politika është larguar nga shkollat, ato janë renovuar dhe uji ka mbërritur në çdo shtëpi. Ishin këto disa nga të arriturat kryetari dhe kandidati për kryetar komune të Bogovinës Albon Xhemaili I theksoi para banorëve të kësaj komune. Duke kërkuar përkrahjen për një mandat të ri Xhemaili tha se ka ndërtuar ura, rrugë, rrugica e trotuare dhe janë lidhur vendbanime. Sipas tij,  projektet që janë realizuar për katër vite, kyetarët e kaluar nuk kanë arritur që ti realizojnë për 20 vite. Nëse vazhdon me menaxhimin e komunës së Bogovinës, Xhemaili tha se do të vazhdojë të përmirësojë kushtet në shkolla, zhvillojë infrastrukturën rrugore por edhe rrjetin e kanalizimit.
 
“Do të punojë për infrastrukturën shkollore, do t investojmë akoma më tepër në arsim. Do të investojmë akoma në infrastrukturë, rrugë, rrugica, të vazhdojmë akoma të ndërtojmë kanalizime. Vetëm gjatë menaxhimit tonë të koalicionit kemi investuar në komunën e bogovinës 4.5 milion euro vetëm për kanalizime.”, tha Albon Xhemaili, kandidati për kryetar të komunës së Bogovinës.
 
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Bogovina tha se pas një viti në opozitë, vijnë në këto zgjedhje lokale me premtime të realizuara. Koalicioni, sipas Selës bashkë me deputetët që i ka, arriti që ta sjellë ligjin për shtetësi. Sela tha se e rëndësishme është që kryetarët e komunave që janë nga radhët e opozitës raportojnë për punë  që kanë bërë gjatë këtyre katër viteve. Benefitet për qytetarët janë të shumta në Bogovinë, theksoi Sela, I cili kërkoi daljen masive në votime më 17 tetor për të të lënë opozitën me rezultat zero duke I lënë larg menaxhimit me komunat.
 
“Ditën e zgjedhjeve ju keni mundësi që ti rrëzoni poshtë dhe t’iu tregoni se kush është pushteti i vërtet, dhe kush është ai që ka të drejtën të kërcënoje. Ai  jeni ju të cilët më 17 tetor do ta rrethoni numrin gjashtë dhe do të votoni shumë pastër.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH - së.
 
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Bogovina tha se më 17 tetor do të shënohet fitorja e madhe dhe do të vazhdohet rruga e suksesit të cilën e ka trasuar me punën e tj, Albon Xhemaili. Gashi nga Bogovina dërgoi mesazhe deri tek oponentët që të mos merren me fjalorë denigrues por të garojnë me vepra në të mirën e qytetarëve. Afrim Gashi tha se duhet bashkuar forcat që të ndalet ikja e rinisë, duke e cilësuar si aktin më patriotik për shqiptarët.
 
“Ejani të bëhemi bashkë në punë të mira apo ejani të garojmë për punë të mira. Atë që e ka bërë Albon Xhemaili, Arben Taravari e Isen Shabani, nëse mund t’ua kaloni me punë të mira, aq më mirë për qytetarët tanë.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
 
Në fjalime u tha se kandidati Albon Xhemaili synim në katër vite qeverisje do të ketë edhe rruajtjen e ambientit, ngritjen e cilësisë së jetesës dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve e jo në shërbim të subjekteve politike për të rreshtur pas tij shum projekte vitale për Bogovinën.
 
MERALE ISMAILI