Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PLD-DOM, kandidatët për Shkupin e Karposhin

08.10.2021 15:29

Koalicioni PLD-RDM-së “Të vendosur për ndryshime” prezantoi kandidatët...

Koalicioni PLD-RDM-së “Të vendosur për ndryshime” prezantoi kandidatët për kryetar të komunës së Karposhit Hrista Najdov dhe për Qytetin e Shkupit Beni Shaqiri. Premtuan projekte dhe jetë më të mirë në vendbanimet ku ata garojnë. 
 
“Dëshirojmë që vizioni ynë për komunën e Karposhit të jetë realitet. Vizion ky i cili prek problemet e përditëshme të banorëve të kësaj komune, e që kanë të bëjnë me higjienën, parkimet e palejuara, ndërtesat e larta dhe me zvogëlimin e hapësirave publike.”, tha Hrista Najdanov, kandidat për kryetar të Karposhit- PLD-DOM.
 
“Shkupi ishte shembul për solidaritet, për shoqerim, për njerëz të mire, për njerëz të cilët ishin gati tua zgjatin dorën në çdo moment, ndërsa tani Shkupi është qyteti I errët dhe depresiv.”, tha Beni Sheqiri, kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit-PLD-DOM. 
 
“Igjirencat e komunave e që të fillojnë në mënyrë serioze të merren me masat për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, sepse ajo që ndodhte në Europën Perëndimore, në Turqi, Kinë  dhe në shumë vende tjera,  gjithnjë e më shpesh do të ndodht edhe tek ne.”, tha Liljana Moraçanin, kryetare e RDM-së.
 
Koalicioni PLD-RDM-së është e mendimit se në këto zgjedhje mund të ndodhin ndryshime rrënjësore me menaxhimin e mëtejshëm  të komunave.
 
REXHEP QAMILI