Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI mbajti tubime në Zhelinë dhe Bërvenicë
08.10.2021 15:43
BDI I ka njoftuar banroët e Komunës së Zhelinës dhe Bërvenicës me programin “Zgjidh jetë, voto blert”....

BDI I ka njoftuar banroët e Komunës së Zhelinës dhe Bërvenicës me programin “Zgjidh jetë, voto blert”. Para të pranishmeve janë prezentuar edhe kandidatët për kryetar të këtyre dy komunave, Fatmir Izairi dhe Arkin Jahiji si dhe lista e kandidatëve për këshilltarë komunal. Zhelina ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për agjendën e blertë si projekt inovativ dhe perspektivën e saj të zhvillimit. E blerta është përgjegjësi dhe betim për të bërë më të mirën në shërbim të qytetarëve ka thënë Izairi.
“Programi ynë ka synim përmbushjen e objektivave për zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm për më shumë punësime, infrastrukturë moderne rrugore, ujë të pijshëm, rrjet kanalizimi në çdo vendbanim, arsim cilësor me infrastrukturë shkollore bashkëkohore, si dhe sport dhe rekreacion, mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, jetë më cilësore për të gjithë, qeverisje transparente dhe administratë efikase në shërbim të çdo banori.”, tha Fatmir Izairi, kandidat për kryetar në komunën e Zhelinës, BDI.
Sipas Izairit me 17 Tetor vota e qytetarëve do të mundësojë që agjenda e blertë të fillojë rrugëtimin e realizimit për të mundësuar jetë cilësore dhe zgjidhje të problemeve në Zhelinë.
Kandidati për kryetar Komunë në Bërvenicë, Arkin Jahiji u zotua se do të angazhohet maksimalisht që të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve.
“Ne jemi më të mirët’, dhe ne jemi ata që do ta realizojnë Agjendën e blertë. E blertë nuk do të lejojmë të mbetet vetëm një retorikë dhe simbolikë por një realizim i sinqertë i fjalës dhe i premtimit të dhënë. Nuk do të lejojmë që komuna e Bërvenicës të vazhdojë me avazet e vjetra të zvarritjes dhe neglizhencës, por do ta vëmë në lëvizje dhe do ta gjallërojmë në mënyrën më të mirë dhe më efikase.”, tha Arkin Jahija, kandidat për kryetar në komunën e Bërvenicës-BDI.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se për të përparuar një komunë është e nevojshme që të gjithë bashkarisht të punojnë. Ai thotë se për partin e integristëve, pas Marrëveshjes së Ohrit, agjendë më të rëndësishme dhe më me prioritet e kanë agjendën e gjelbër sepse ajo ofron jetë dhe siguron armëri më të mirë. Ai thotë se agjenda e gjelbërt ka nevoj për njerëz që din të menaxhojn sepse kan të bëjn me një program evropian.
“Nuk është agjend e thjeshtë, por është agjend evropiane, është agjend që mbështete nga të gjitha vendet e BE-së për ta reaizu një projekt kaq të rëndësishëm kombëtar.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kërkojmë mbështetjen për Agjendën e gjelbër, sepse është shumë e vërtetë që Agjenda jonë është e studiuar dhe e dobishme dhe shkencërisht e realizueshme, ka thënë Ahmeti. Sipas tij për ta realizuar këtë Agjendë duhet ekipe profesioniste dhe BDI i ka, sepse ka investuar dhe ky është investim kombëtar. Nuk ka Agjendë, nuk ka platformë më të jetërsueshme dhe më të realizueshme si e Agjenda e BDI-së sepse garanton jetë më të mirë”, tha Kryetari I integristëve Ahmeti.
SANIJE DURAKU
