Maqedoni

ASHAM për eurointegrimet: Nëse e humbim shtetin, s'kemi çka të integrojmë

08.10.2021 15:54

Maqedonia e Veriut nuk duhet të tërhiqet nga e drejta kulturore historike...

Maqedonia e Veriut nuk duhet  të tërhiqet nga e drejta kulturore historike, trashëgimore sepse këto vlera janë legjtime dhe ndërtojnë një komb, dhe aq më tepër nuk duhet shkelur mbi to për asnjë lloj integrimi në organizata ndërkomëbtare, thotë kreu i Akademsië së Shkencave dhe Arteve, Lupço Kocarev. Siguron se institucioni më i lartë shkencor ka ide dhe vision për t'ju përgjigjur sfidave aktuale, sidomos problemve të hapura me fqiun bullgar.
 
“Nëse e humbim kombin, nuk na duhet integrimi evropjan. Këto janë fjalë të kryetarit Pendarovski. Nëse e humbim shtetin maqedonas nuk do të ekzistojë as entitet shtetëror që të integrohet në BE… Të arriturat e ASHAM-it janë fillim i mirë dhe jep shpresë se kemi vizion dhe kapacitet të përgjigjemi për sfidat aktuale. Jam i bindur se përskaj kapacitetit kemi edhe vullnet për të vazhduar me  shkruarjen dinjitoze të faqeve të reja të së tanishmes dhe ruajtjen e historisë sonë në të ardhmen.”, tha Lupço Kocarev, kryetar i ASHAM-it.
 
Maqedonia e Veriut duhet të jetë stoike dhe të mos bëjë kompromis për atributet identitare. BE të na pranoje brenda si të këtillë, pa kërkuar vetmohim thotë Katica Kulakova.
 
“Insistojnë në disa kushte dhe teza që nuk janë kulturë evropiane, ndërsa ata i paraqesin si vlera evropiane e që në fakt është paradoks. Vlerësoj se kjo pozitë e elitës politike bullgare, me përkrahje të disa akademikëve, është e papranueshme për botën e logjikshme dhe është larg vlerave evropiane. Duhet të ndërpriten këtu bisedimet sepse edhe  ashtu nuk kemi garanca për fillimin dhe integrimin në BE. Besoj se duhet të anëtarsohemi në mënyrën që nuk do të na sillte në situatë të vetmohohemi apo të jemi presedant.”, tha Katica Kulavkova, anëtare e ASHAM-it.
 
Këto komente u thanë në me rastin e shënimit të ditës së akademisë.
 
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU