Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Kosova, thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit

08.10.2021 16:06

Ekipe nga Ministritë e Arsimit të RMV së dhe Kosovës do të punojnë intenzivisht për përgaditjen e dokumeteve për bashkëpunim....

Ekipe nga Ministritë e Arsimit të RMV së dhe Kosovës do të punojnë intenzivisht për përgaditjen e dokumeteve për bashkëpunim të ndërsjellë dhe avansimin e sistemeve arsimore të të dyja vendeve. Carovska tha se me homologen e saj kanë diskutuar për konceptin e ri në arsim, digjitalizimin,  sfidat dhe këmbimin e përvojave mes të  dyja vendeve. 
 
“Konsideroj se vendet tona që kanë sfida të të ngjajshme , duhet të bashkëpunojnë më intenzivisht. Është kënaqësi që me ekipin e Ministres së Arsimit të Kosovës biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave. Biseduam për nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në periudhën e ardhshme.”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.
 
“Biseduam për proekte konkrete në të cilat duhet të punojmë në të ardhmen në shkolla dhe në kuadër të arsimit sipëror që tu japim më shumë mundësi të rinjëve nga të dyja vendet dhe si vende fqinje do të punojmë në proekte për të mirën e të gjithë të rinjëve.”, tha Arbërie Nagavci, ministre e arsimit në Kosovë.
 
Mes RMV së dhe Kosovës nuk ka çështje të hapura në arsim, ndërsa takimi I sotëm do të kontribojë në kyçjen e dy vendeve në kuadër të BE së dhe hapsirës moderne arsimore u tha me këtë rast.  
 
FLUTURA LATIFI