Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE mbajti tubim zgjedhor në Gjevgjeli
08.10.2021 16:15
Katër vitet e fundit Gjevegjelia po lufton me stagnim në zhvillim, po lufton me papunësinë...

Katër vitet e fundit Gjevegjelia po lufton me stagnim në zhvillim, po lufton me papunësinë, shpërnguljen dhe prosporitetin e humbur, të gjithë këtë luft e bënë për fajin e pushtetit lokal i udhëhequr nga LSDM. Kështu u shpreh gjatë tubimit zgjedhore para banorëve të Gjevgjelisë kandidati për kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Andon Saramandov. Programi I tij bazohet në katër shtylla, urbanizmin, strategjinë e turizmit dhe shfrytëzimin e të gjitha potencialeve turistike, ekologjinë dhe zonat e gjelbra dhe rininë dhe sportin. Theksi do të vendoset në urbanizmin dhe strategjinë e turizmit dhe shfrytëzimin e të gjitha potencialeve turistike. Ne kemi një plan dhe vizion për malin Kozuv, së pari duke urbanizuar vendin turistik Konjsko dhe më pas duke siguruar kushtet për zhvillimin e turizmit të gjuetisë për ta bërë turizmin malor një destinacion tërheqës turistik, tha Saramandov. Mjaft më Gjegjvegjelia po zgjohet tha Saramandov duke e promovuar projektet që zotohet se do t’i realizojë në katër vitet e ardhëshme.
“Mbi 1500 të rinj dhe familje të tëra, në katër vitet e fundit, janë shpërngulur nga Gjevgjelia vetëm për shkak të lakmisë së pushtetit local dhe ati qëndror të Lidhjes Social Demokrate. Ata premtonin gjithçka në vitin 2017, por ama as një premtim nuk realizuan dhe ato premtime u shëndruan në gënjeshtra për qytetarët e Komunës së Gjevgjelisë. Prandaj duhet të ndalemi dhe të mendojm a ja vlejtën këto gënjeshtra dhe kush do të kthej 4 vitete e humbura të Komunës së Gjevgjelisë.”, tha Andon Saramandov, kandidati për kryetar në Gjevgjeli - VMRO-DPMNE.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, gjatë tubimit zgjedhorë në Gjevgjeli i ftoi qytetarët që me 17 tetor të dalin masovikisht në votime dhe të rethojn numrin 7. Këtë kërkes ai para tyre e arsyetoi duke thënë që mos të lejojn që udhëheqësit e shtetit të mendojn se mund ti keqpërdorin. Duke heshtur, ne të gjithë bëhemi bashkëfajtorë në plaçkitjen e tyre. Ata duan që ju të qëndroni në shtëpi, ju tregoni qëndrueshmëri dhe dilni për të votuar. Vendimet e mëdha varen nga njerëzit. Këto janë momente për të qenë me zë të lartë, tha Mickoski. Mickoski theksoi se Bashkimin Evropian edhe shumë vite do ta kemi larg nëse për këtë vazhdon të angazhohet Zoran Zaev ndërsa marrëdhëniet me Bullgarinë nuk kanë qenë kurrë më keq se sa janë tani.
“Ai hapi 1000 probleme dhe në momentin kur me guxim dhe lehtësi firmoste marrvëeshje nuk shihte më larg se hunda dhe nuk mundi të parashikoj se duke e shitur identitetin, historin po luante jashtë fushës së lejuar. Ai bëri diçka që rrall kush mund ta bënte. Zaevi I krijoi problemet me Bullgarinë ndërsa thoshte se do të hujm në BE, por këtë e bëri vetëm për të nënshkruar marrëveshjen.52 muaj, pra rreth 5 vitete ne I kemi problemet e njejta. Shkakton tensione në shoqëri dhe këtë e bënë duke amnestuar kriminalitetit.”, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Saramandov tha se qytetarët e Gjevgjelisë do ta njohin programin cilësor dhe do të votojnë për ndryshimet dhe projektet. Programi ynë në këto zgjedhje lokale nuk ka projekte abstrakte megalomane, ne kemi projekte reale në përputhje me buxhetin e komunës së Gjevgjelisë, unë kam një ekip të motivuar së bashku me mua dhe qytetarët e Gjevgjelisë do ta njohin atë dhe jam i sigurt se më 17 tetor do të festojmë një fitore të madhe, tha ai para qytetarëve të Gjevgjelisë.
Mickosi edhe në këtë tubim zgjedhor iu referua Zjarrit në spitalin modular të Tetovës dhe tha se do të vijë dita kur Venko Filipçe do të përgjigjet për 14 jetët e humbura dhe për të cilët qeveria tha se raporti tregoi se fajtor ishte kablloja dhe energjia elektrike. Pas humbjes më 17 tetor, qeveria e re e VMRO-DPMNE premton se në 100 ditët e para do të kërkojë llogari nga të gjithë këta mashtrues dhe kriminelë politikë, tha Mickoski.
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni para tubimit qëndror në Gjevgjeli, patën takime me qytetarët në Makedonski Brod, Dojran, Valandovo dhe Bogdanci.
SANIJE DURAKU
