Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, lëvizja Besa mbajti takime në Gostivar
08.10.2021 16:43
Fadil Zendeli, kandidati i lëvizjes Besa për Gostivarin, u takua me qytetarët e Lagjes së Re.....

Fadil Zendeli, kandidati i lëvizjes Besa për Gostivarin, u takua me qytetarët e Lagjes së Re. Ai bashkë me bartësin e listës së këshilltarëve, dëgjoi problemet e banorëve e premoi zgjidhje
“Koncept të ri qeverisjeje në Gostivar për të bërë dallimin nga të tjerët. Ligjet, fondet, tatimet e taksat janë njësoj, por dallimin e bën ai që qeveris me këto fonde, e kjo do të thotë nëse do kemi shkolla e kushte më të mira për fëmijët tanë. Të kemi nxënës të mirë të aftë për tregun e punës në vend e jashtë tij. Koncepti ndryshe do të thotë se ne nuk e shohim problemin me kanalizimit, ujsjellësit apo mbeturinat si koncept tenderësh nga i cili përftojnë firmt e afërta me ata që i ndajnë këta tenderë, por si koncept të qeverisjes me të cilat tentojmë të tejkalojmë problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Gostivarit.”, tha Fadil Zendeli, kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit- Besa.
Zendeli tha se Besa përfaqëson një concept të ri qeverisjeje. E kjo sipas tij, reflektohet edhe në pushtetin Lokal.
GYLTENE SINANI
