Maqedoni
Moti i keq, Angellovski: Institucionet të ndërmarrin masa në kohë
08.10.2021 17:01
Qendra për Menaxhim me Kriza alarmon institucionet të ndërmarrin me kohë masa, që të mos surprizohen nga rreshjet e shiut....

Qendra për Menaxhim me Kriza alarmon institucionet të ndërmarrin me kohë masa, që të mos surprizohen nga rreshjet e shiut. Kjo nuk do të thotë se do të kemi vërshime, por përvoja tregon se vërshimet më të mëdha kanë ndodhur pikërisht në këtë muaj.
“Apelojmë deri tek institucionet kompetente që të vazhdojnë me pastrimin e kanaleeve në peridhën e ardhshme, që të mos surprizohemi nga rreshjet e mundshme të shiut. Apelojmë edhe tek vetqëeverisja lokale për shkak se pjes e kanaleve të cilat gjenden në hapsirat urbane janë nën kompentecë të tyre që të shqyrtohen të gjitha pikat kritike dhe të njetjat të pastrohen ndërsa nese ka nevojë në ndonjë vend të vendosen edhe argjinatura. Apelojmë deri tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizijve të tyre gjatë peridhës në vazhdim si dhe të lajmërojnë në telefonin falas celularë 195 çfardo lloj reziku të mundshëm nga vërshimet që të reagojmë me kohë. Ne vetëm parashikojmë në bazë të parashikimit të cilin e marrim nga enti hidrometeorologjik. Kjo nuk do të thotë se do të kemi vërshime por muaji nëntor është karakteristik për arsye se vërshimet më të medhëja kanë ndodhur pikërisht në këtë muaj.”, tha Angellovski.
