Maqedoni

Votimi i pesronave në izolim, KSHZ zgjedh këshillat e posaçëm zgjedhor

08.10.2021 17:16

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po përfundon aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po përfundon aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Të parët të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje do ta shfrytëzojnë personat që do të regjistrohen të votojnë si të sëmurë, të sëmurë nga Kovid-19 ose në vetizolim, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Ata votojnë një ditë më parë, më 16 tetor. Për ta, konfirmimi dhe kontrollimi i identitetit nuk do të bëhet me pajisje për identifikim biometrik, por do të përdoret sprej dhe lambë UV.
 
Komisioni Shtëtor i Zgjedhjeve në senacën e 29 zgjodhi nga një këshill zgjedhor të posaçëm në çdo komunë, të cilët do të zbatojnë votimin për personat që janë në karantinë shtëpiake dhe vetëizolim. 
 
“Në bazë të numrit të paraqitur dhe të dhënave që kemi marë nga Komisionet Komunale, komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendos që të zgjedhim nga një ose dy këshilla zgjedhor të posaçëm, të cilët do të zbatojnë mënyrë të tillë të votimit.”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
 
Regjistrimi te komisionet komunale zgjedhore për votim të të sëmurëve përfundon më 9 tetor në mesnatë, përderisa afati për personat me Kovid-19 ose në vetizolim është deri më 11 tetor në mesnatë.
 
KSHZ miratoi edhe ndryshimet në Udhëzimin për vendmmarrjen e KSHZ-së mbi kundërshtimet, i cili u plotësua me vënien në përdorim të mënyrës së re të identifikimit të votuesve me shenjat e gishtit.     
 
SHPËTIM NUREDINI