Maqedoni

Covid 19, 8 viktima, 386 infektime të reja në 24 orë

08.10.2021 17:34

8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë nga Shkupi, nga një viktimë nga Kumanova, Kavadari, dhe Makedonski Brodi. 
 
Në mënyrë plotësuese , me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 8 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 20 shtator deri 3 tetor. Pesë nga Shkupi, një nga Manastiri, Kumanova dhe Ohri. jëmbëdhjetë pacientë kanë ndërruar jetë në spitale. 
 
Ndërkohë nga 3791 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 386 persona. Janë regjistruar edhe 529 pacientë të shëruar. Në vend ka 10.625 raste aktive.