Maqedoni
Indeksi i Burokracisë për vitin 2020, RMV efikase sa u përket procedurave
08.10.2021 17:53
Në krahasim me vendet e tjera Maqedonia e Veriut, ka barrën më të ulët burokratike sa i përket numrit të procedurave...

Në krahasim me vendet e tjera Maqedonia e Veriut, ka barrën më të ulët burokratike sa i përket numrit të procedurave dhe numrit të orëve që kompanitë shpenzojnë për të përfunduar të gjitha detyrimet ndaj shtetit.
Ky është rezultateti i sondazhit që ka treguar Indeksi i Burokracisë për vitin 2020, një hulumtim që po zbatohet në disa vende evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia qëndron më mirë se të gjitha vendet që janë përfshirë në sondazh. Këtë vit ishin Çekia, Sllovakia ndërsa vitin e kaluar ishin 6-të vende. Në raport me vitin 2020 ky indeks është ulur që do të thotë se barra për kompanitë është ulur.”, tha Nikica Mojsovski Bllazhevski, drejtoreshë e organizatës “Maqedonia 2025”.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatimir Bytyqi tha se qeveria zbaton një sërë aktivitetesh dhe bën përpjekje për të thjeshtëzuar detyrimet burokratike të kompanive.
“Në këtë periudhë njëvjeçare, janë ndërmarrë hapa vërtet seriozë pikërisht në drejtim të administrimit më efikas dhe efektiv dhe zvogëlimit të detyrimeve të procedurave burokratike. Ne e bëjmë atë si në nivelin operacional ashtu edhe në atë strategjik. Kemi punuar në zgjidhje ligjore që do të thjeshtojnë shumë procedura administrative.”, tha Fatmir Bytiqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike.
Indeksi i Burokracisë për vitin 2020, është një hulumtim që zbatohet në disa vende evropiane, i cili përmes projektit të përbashkët "Drejt zvogëlimit të barrës burokratike", realizohet nga "Maqedonia 2025", Instituti për Studime Ekonomike dhe Sociale nga Republika Sllovake dhe zyra rajonale e Fondacioni Friedrich Nauman.
NAIM RAMADANI
