Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, E Majta prezanton planet për Shkupin

08.10.2021 18:12

Kandidati i Së Majtës për qytetin e Shkupit Petar Georgievski me shumë entuziazëm garon në zgjedhjet lokale...

Ai thotë se E Majta I’a ka kthyer rininë, pasiqë trupi i saj votues kryesisht përbëhet nga të rinjtë. Me mbështetjen e tyre, Georgievski beson se shanset për fitore në kryeqytet janë më të mëdha. Georgievski thotë se është kandiduar që të kryesojë Shkupin , që ta bëjë atë dhe Maqedoninë të jenë ajo që ishin dikur, të rinjtë të mbeten në vend, këtu të krijojnë jetën e tyre, të punojnë dhe veprojnë.
 
Keji i lumit Vardar do të jetë në fokusin e Georgievskit, I cili është I papastruar, lënë pas dore dhe shumë çiklistë e pësojnë duke dëmtuar biçikletat e tyre.
 
“Shumë çiklistë duke vozitur shpërthejnë rrotat pasiqë personat që mirëmbajnë gjelbërimet aspak nuk pastrojnë pas vetes, dhe askush nga ne s’do mbetet me biçikletë funksionale nëse provon të qarkullojë përgjatë lumit. Do të bëjmë rikonstruim të mënyrës së pastrimit të kejit, do të bëjmë një shteg për çiklistë, gjegjësisht shtegu I cili është do të mbetet për çiklistë dhe në fazën e parë do të bëjmë edhe një shteg të ri nga Vllae deri në Zhabar. Ndërkaq në fazën e dytë do të pastrohen punët me urën që po bëjnë tani në Aerodrom dhe do të vazhdojmë në Novo Lisiçe. Kjo do të thotë se do të kemi shteg për garim rreth 12 kilometra të gjatë. Në mes të kejit do të shtojmë më shumë hapësirat e gjelbërta, këtu të lëvizin personat të cilët kanë kafshët e tyre dhe të mos u pengojnë çiklistëve. Kështu do të evitohet ndonjë fatkeqësi përgjatë lumit Vardar.”, tha Petar Georgievski, kandidat për qytetin e Shkupit.
 
Georgievski thotë se Shkupit i nevojitet panair, pasiqë nuk ekziston asnjë metropol që s’ka panair. Ai tha se ka plan konkret për projektin I cili do të realizohej në komunën e Petrovecit. Kandidati i Së Majtës  akuzon pushtetin se paratë për luna parkun e qytetit I ka shpenzuar për të gropuar lagje të Shkupit duke pamundësuar qarkullimin normal.
 
Sipas tij pushteti u’a mori të drejtën e fëmijëve tanë të kenë fëmijëri siç kishim ne dikur, andaj do të bëjnë luna park të ri, që është prioritet i agjendës së tyre.
 
Georgievski thotë se me mbështetjen e Së Majtës jo vetëm se do të rezultojë me fitoren e tij, por do të ketë edhe shumë vende këshilltarësh në qytetin e Shkupit për të qenë më të zëshëm në synimet dhe realzimin e vizionit të tyre që shkupit ti kthehet shkëlqimi I dikurshëm dhe të shëndrohet vend i jetesës për të gjithë.
 
MERAL ISMAILI