Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

08.10.2021 20:13

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa...

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqdonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
 
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim me kujdes të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
 
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.