Zgjedhjet lokale 2021, PDSH mbajti tubim në Komunën e Çairit
Me moton “Me të zotët ka shpresë”....

Me moton “Me të zotët ka shpresë”, PDSH prezentoi mbrëmë para qytetarëve të Çairit, programin i cili sipas kandidatit, Gradinaj, zgjidh problemet e qytetarëve të kësaj komune.
“Në çdo zgjedhje premtojnë rregullim të rrugëve e trotuareve, kanalizime e ujsësjellës e asgjë nuk është realizuar deri tani. Edhe komuna jonë përballet me këto probleme. Premtoj se unë do të jem në shërbim të qytetarëve për çdo problem. Do të largoj të koruptuarit që të mos mund të verojnë në institucione, sepse pa e luftuar të korruptuarin, korrupsioni do jetë i madh” – tha Kandidati për Kryetar të Komunës së Çairit nga rradhët e PDSH-së, Misin Gradinaj. .
“E ardhmja e Shkupit duhet të jetë një rregullim juridik apo organizim territorial që i ngjan Brukselit. Nuk mudet Shkupi të funksionojë vetëm për një pjesë të popullatës, e qindra mijëra qytetarë shqiptarë të jenë të getoizuar nëpër komuna ku nuk ka kushte minimale për jetë” – u shpreh Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
PDSH premton komunë urbane dhe dinjitoze për banorët e Çairit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
