Zgjedhjet lokale 2021, Ibrahimi kërkon votën e qytetarëve në Tetovë

09.10.2021 13:23

Kandidati për Tetovën nga “Lëvizja për shtet dhe drejtësi”....

Kandidati për  Tetovën nga “Lëvizja për shtet dhe drejtësi”, kërkon votë për të ndëshkuar partitë që nuk kanë bërë asgjë për këtë komunë.

“Për fat të keq, nuk ekziston një instrument i cili do ju dilte në ndihmë për të skanuar kandidatët dhe për të përzgjedhur atë më të mirin. Ndaj do ju duhet të vendosni vetë, duke vlerësuar me arsye të shëndoshë. Tanimë i keni provuar të gjitha partitë dhe i keni parë çfarë janë në gjendje të bëjnë apo të mos bëjnë. Mos votoni ata që i keni provuar si pushtetarë të rrejshëm. Votoni numër 18” – tha Kandidati për Komunën e Tetovës – Lëvizja për shtet dhe Drejtësi, Afrim Ibrahimi.